Ndërlidhjet

OKB: Kërkohet aksion urgjent për klimën


Michael Jarrud nga WMO-ja duke e treguar raportin e ri për emetimin e gazrave

Michael Jarrud nga WMO-ja duke e treguar raportin e ri për emetimin e gazrave

Kombet e Bashkuara kanë kërkuar sot aksion urgjent për ndryshimet klimatike, pas shpalljes se koncentrimi i dioksidit të karbonit dhe i gazrave të tjerë të dëmshëm në atmosferë, ka arritur rekord të ri të lartë në vitin 2014.

Në raportin e saj, Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), tha se efekti i pastër i nxehtësisë i parë në atmosferë është rritur për 36%, prej vitit 1990, kryesisht për shkak të emisionit të karbon dioksidit të prodhuar nga njeriu.

Drejtori i WMO-së, Michael Jarraud, tha se “ne duhet të veprojmë për ta ulur emetimin e gazrave, nëse ne dëshirojmë të kemi rast për ta mbajtur rritjen e temperaturës në nivelet e menagjueshme”.

Kjo vërejtje u bë një ditë pasi Banka Botërore tha se nxehja globale mund të shkaktoj varfëri për 100 milionë njërëz të tjerë deri në vitin 2030, nëse nuk ndërmerren hapa urgjentë për t’i mbrojtur të varfërit nga nxehja ekstreme dhe rritja e nivelit të detit.

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike do të mbahet në Paris prej 30 nëntorit e deri më 11 dhjetor.

XS
SM
MD
LG