Ndërlidhjet

Poloni: Shpallet qeveria e re proamerikane dhe dyshuese ndaj Rusisë


Beata Szydlo - kryeministre e re e Polonisë
Beata Szydlo - kryeministre e re e Polonisë

Partia për Ligj dhe Drejtësi e Polonisë e ka shpallur përbërjen e qeverisë së re, me kryeministren, Beata Szydlo, politikane e moderuar, por raportohet se përbërja e kabinetit të saj reflekton pikëpamje se është proamerikane dhe dyshuese ndaj Rusisë.

Lideri i kësaj partie, Jaroslav Kaczynski, siç është pritur, sot ka shpallur se zonja Szydlo do të jetë kryeministre.

Partia konservatore për Ligj dhe Drejtësi ka fituar në zgjedhjet parlamentare të Polonisë të mbajtura më 25 tetor.

XS
SM
MD
LG