Ndërlidhjet

Jordani: Një polic i vrau dy amerikanë dhe një jugafrikan


Pamje e pjesëtarëve të policisë së Jordanisë

Pamje e pjesëtarëve të policisë së Jordanisë

Zyrtarët e sigurisë në Jordani thanë se një polic vendës i ka vrarë sot dy trajnerë amerikanë dhe një jugafrikan, para se ta vriste veten në kompleksin e policisë në periferinë lindore të kryeqytetit, Aman.

Autoritetet thanë se dy amerikanë të tjerë ishin plagosur.

Raportohet se personat e vrarë ishin kontraktues të angazhuar për stërvitjen e policisë së Jordanisë.

Agjencitë e sigurisë së Jordanisë i kanë filluar hetimet lidhur me këto të shtëna.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Jordani nuk ka dhënë komente të menjëhershme.

XS
SM
MD
LG