Ndërlidhjet

Jahjaga: Shans i humbur për avancimin e vizionit të UNESCO-s


Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga

“Mosanëtarësimi i Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) është një shans i humbur për avancimin e vizionit, vlerave dhe qëllimeve që i synon kjo agjenci e OKB-së dhe promovimin e këtyre vlerave në Kosovë”, thuhet në deklaratën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e dështimit të sotëm që Kosova të pranohet në këtë organizatë.

Mëtutje, në një postim në rrjetin Facebook, zonja Jahjaga tha se “i falënderoj qytetarët e Kosovës, miqtë, aleatët dhe shtetet nga mbarë bota, për ndihmën e jashtëzakonshme në betejën tonë të përbashkët”, tha Jahjaga.

Sipas saj, “ky angazhim i ynë vetëm sa do të marrë hov e me këtë edhe përkushtimi ynë që ta mbrojmë dhe ruajmë trashëgimin kulturore e cila është trashëgimi botërore” , dhe ka shtuar se “sot u bë e qartë që ne, që shteti ynë, gëzon përkrahjen e palëkundur të botës së lirë dhe demokratike”.

Presidentja Jahjaga tha se është e inkurajuar “me 92 shtete që përkrahën Kosovën dhe vizionin tonë” dhe ka theksuar se “vota e tyre në përkrahje të Kosovës është ripërtëritje e premtimit që ja kemi dhënë vetes dhe miqve tanë”.

Mëtutje, zonja Jahjaga tha se “me ngulm po ndërtojmë një vend demokratik dhe ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në paqe afatgjate në rajon dhe më gjerë dhe se Kosova është krenare me të arriturat e saj në krijimin e një shteti gjithëpërfshirës dhe përkushtimin e qytetarëve të saj për të ruajtur trashëgiminë e vet kulturore dhe diversitetin e saj”.

“Republika e Kosovës nuk do të dekurajohet nga ky veprim sepse ne dhe shumica e shteteve të botës, jemi të bindur në kauzën tonë dhe të pandalshëm në konsolidimin e shtetësisë tonë në arenën ndërkombëtare”, tha presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pasi Kosova nuk arriti të pranohet në UNESCO.

XS
SM
MD
LG