Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Me Netanyahun kemi mospajtime për Iranin


Barack Obama (djathtas) dhe Benjamin Netanyahu gjatë takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë

Barack Obama (djathtas) dhe Benjamin Netanyahu gjatë takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, synojnë gjetjen “e terrenit të përbashkët” në takimin e tyre të sotëm në Shtëpinë e Bardhë.

Ky është takimi i tyre i parë prej se është nënshkruar marrëveshja atomike ndërkombëtare e 6 fuqive botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, dhe Iranit.

Duke folur para gazetarëve, para se të fillonte takimi, presidenti, Barack Obama, tha se nuk është fshehtësi për mospajtimet e tij me Netanyahun për marrëveshjen me Iranin.

“Ne do të kemi rast të bisedojmë se si po shkon implementimi i marrëveshjes atomike me Iranin. Nuk është fshehtësi se kryeministri dhe unë kemi pasur mospajtime të fuqishme për këtë çështje, por nuk kemi mospajtim për nevojën që të jemi të sigurt se Irani nuk do të ketë armatim atomik dhe ne nuk kemi mospajtim për rëndësinë që ne t’i kufizojmë aktivitetet destabilizuese iraniane, që mund të ndodhin. Pra, ne do të synojmë të jemi të sigurt për gjetjen e terrenit të përbashkët për këtë çështje”, tha Barack Obama.

Mëtutje, presidenti amerikan e ka dënuar në mënyrë të fuqishme “dhunën palestineze kundër shtetasve të pafajshëm të Izraelit”.

Kryeministri i Izraelit, Benkamin Netanyahu, tha se dëshiron ta bëjë të qartë se Izraeli “nuk tërhiqet nga shpresa për paqe” me palestinezët dhe në këtë kuadër ka theksuar se mbetet i përkushtuar për “shtetin e demilitarizuar palestinez që e njeh shtetin izraelit”.

XS
SM
MD
LG