Ndërlidhjet

logo-print

Shkup: Një person i armatosur e ka plagosur kirurgun


Pamje e një pjese të Shkupit

Pamje e një pjese të Shkupit

Një person i armatosur sot e ka plagosur një kirurg në klinikën më të madhe të Maqedonisë, duke i shkaktërruar operacionet spitalore për disa orë.

Kjo gjë ka shkaktuar protestë nga mjekët, që kanë kërkuar më tepër siguri për personelin mjekësor.

Autoritetet thanë se kirurgu, emri i të cilit nuk është përmendur, ishte qëlluar tri herë në këmbë, por jeta e tij nuk është në rrezik.

Policia tha se tre persona janë arrestuar lidhur me këto të shtëna.

Zëdhënësja e policisë, Liza Bendevska, tha se po zhvillohen hetime për motivet e sulmit dhe cili prej tre personave ishte i armatosur.

Një mjek në spital i ka thënë rrjetit lokal Nova TV se mendohet se personi i armatosur ishte i biri i i një gruaje që kishte vdekur në këtë klinikë, raporton agjencia AP nga Shkupi.

XS
SM
MD
LG