Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëri: Ministri i ri i drejtësisë synon reforma


Pamje nga Tirana

Pamje nga Tirana

Ministri i ri i drejtësisë i Shqipërisë, Ylli Manjani, ka premtuar dje se do t’i përfundoj reformat në drejtësi, që është kërkesë kryesore e Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Shqipërisë.

Dje më herët gjatë ditës, ministri i deritashëm i drejtësisë, Nasip Naço, papritmas paraqiti dorëheqje, duke thënë se po tërhiqej për të lejuar “bashkëpunim të nivelit më të lartë dhe bashkëveprim ndërmjet të gjithë lojtarëve” për përmirësimin e qeverisjes dhe sistemit të drejtësisë, raporton Reuters nga Tirana.

Bashkimi Evropian i bënë presion Shqipërisë për reforma që do t’i çrrënjosin gjyqtarët e korruptuar, ta përfundojnë kulturën e pandëshkueshmërisë dhe të sigurojnë pavarësi të sistemit të gjyqësisë nga qeveria.

“Reforma e gjyqësorit është më e rëndësishmja për funksionimin e shtetit”, tha ministri i ri i drejtësisë, Ylli Manjani, dhe ka shtuar se “ne dëshirojmë ftesë për tu anëtarësuar në BE”.

Zoti Manjani më parë ishte zëvendësministër i transportit.

XS
SM
MD
LG