Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Lidhje e mundshme “terrori” në rrëzimin e aeroplanit


Dmitry Medvedev gjatë intervistës për Rossiyskaya Gazeta

Dmitry Medvedev gjatë intervistës për Rossiyskaya Gazeta

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, e ka pranuar për të parën herë se sulmi terrorist mund ta ketë rrëzuar aeroplanin rus të udhëtarëve në Gadishullin e Sinait në Egjipt, më 31 tetor, me ç’rast u vranë të 224 njerëzit në të.

“Mundësia e një akti të terrorit natyrisht ekziston si shkak për atë që ka ndodhur”, tha Medvedev gjatë një interviste për të përditshmen Rossiyskaya Gazeta, në botimin e djeshëm.

Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, dhe hetuesit ndërkombëtarë, kanë paraqitur pohime se bomba kishte eksploduar brenda në aeroplanin Metrojet A-321, derisa zyrtarët rusë dhe egjiptianë kanë thënë se është e domosdoshme të priten rezultatet e hetimeve, para se të bëheshin konkludime të tilla.

Nga ana tjetër, një burim i paemëruar në Shtetet e Bashkara tha se agjencitë e inteligjencës amerikane i kishin interceptuar komunikimet ruse, që indikojnë se zyrtarët rusë besojnë se aeroplani ishte rrëzuar nga bomba brenda në aeroplan, ka raportuar mbrëmë agjencia Reuters.

XS
SM
MD
LG