Ndërlidhjet

logo-print

Australi: Gaz lotsjellës në qendrën e azilkërkuesve


Pamje e qendrës së paraburgimit të migrantëve në Christmas Island

Pamje e qendrës së paraburgimit të migrantëve në Christmas Island

Policia e Australisë sot ka përdorë gaz lotsjellës për t’i shpërndarë trazirat dyditëshe në një qendër të paraburgimit të migrantëve, që ishin sjellur në mënyrë agresive.

Raportohet se migrantët ishin të pajisur me thika të mëdha, sharra elektrike dhe bomba me benzinë.

Në kompleksin që gjendet në Christmas Island janë dërguar përforcime, pasi kishte shpërthyer dhuna dhe ishte shkaktuar zjarr, gjatë protestës për shkak të një vdekjeje të pashpjeguar të një azilkërkuesi.

Ky refugjat i identifikuar nga avokatët si kurd iranian, kishte ikur nga qendra e paraburgimit më 7 nëntor.

Trupi i tij i pajetë u gjet një ditë më vonë në fund të një shkëmbi në këtë ishull. Për shkakun e vdekjes së tij po zhvillohen hetime.

Qeveritë në Australi, njëra pas tjetrës, kanë shprehur përkushtim për ndaljen e azilkërkuesve që të mos arrijnë në tokën e Australisë, duke i dërguar ata që kapen nga autoritetet, duke lundruar në anije të pasigurta, në kampet e ndryshme në Paqësorin Jugor.

XS
SM
MD
LG