Ndërlidhjet

Komisioni Evropian sot e shpall raportin e progresit për Kosovën


Johannes Hahn
Johannes Hahn

Komisioni Evropian sot në Bruksel e shpall raportin e progresit për Kosovën dhe vendet e tjera ballkanike, që synojnë integrim në Bashkimin Evropian.

Komisionari evropian për politikën e fqinjësisë dhe negociatat për zgjerim, Johannes Hahn, i paraqet raportet e progresit për këto vende para Komitetit të çështjeve të jashtme të Parlamentit Evropian.

Do të shpallen raportet e progresit për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Bosnjë Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë.

Raporti për Kosovën zyrtarisht do t’i dorëzohet ministrit të integrimeve evropiane, Bekim Çollaku.

Po ashtu, do të publikohet edhe raporti i progresit për Turqinë.

XS
SM
MD
LG