Ndërlidhjet

Mijanmar: Liderja opozitare mendon se i ka fituar zgjedhjet


Aung San Suu Kyi
Aung San Suu Kyi

Liderja opozitare në Mijanmar, Aung San Suu Kyi, thotë se mendon se partia e saj e ka fituar shumicën parlamentare pas zgjedhjeve të përgjithshme, që janë vlerësuar si historike.

Kjo lidere, e cila është edhe fituese e Çmimit Nobel për Paqe, i tha sot rrjetit BBC se mendon se partia e saj, Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD), me gjasë do t’i ketë “afërsisht 75%” të vendeve në të dy dhomat e parlamentit të Mijanmarit (ish-Birmania).

Derisa 25% e ulëseve në parlament i takojnë ushtrisë, sipas Kushtetutës së vitit 2008, që ishte hartuar nga sunduesit ushtarakë, partia e zonjës Aung San Suu Kyi duhet t’i fitoj 67% për ta pasur shumicën në të dy dhomat.

Tashmë është shpallur se NLD i ka të sigurta 78 prej 88 vendeve në Dhomën e ulët të Parlamentit, që paraqet fitore bindëse.

Por, mund të kalojnë ditë të tëra derisa zyrtarisht të shpallen rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura më 8 nëntor.

XS
SM
MD
LG