Ndërlidhjet

Pakistan: Përfundoi kërkimi në fabrikën e shkatërruar


Pamje gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit në gërmadhat e fabrikës në Pakistan

Pamje gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit në gërmadhat e fabrikës në Pakistan

Në Pakistan sot ka përfunduar operacioni i kërkimit gati njëjavor nën gërmadhat e një fabrike të shkatërruar. Numri i të vdekurve nga ky shkatërrim është 45 vetë, ndërsa më se 100 vetë janë nxjerrë të gjallë nga mbetjet e kësaj fabrike.

Fabrika për prodhimin e qeseve plastike afër qytetit lindor Lahore, u shkatërrua më 4 nëntor, ndërsa zyrtarët kanë thënë se kjo kishte ndodhur për shkak të dëmeve strukturore që ka pësuar ndërtesa nga tërmeti prej 7.5 shkallësh, që e goditi Pakistanin në muajin tetor.

Udhëheqës të ekipeve të shpëtimit thanë se “në gërmadha më nuk ka mbetur askush”.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit morën pjesë afro 1 mijë vetë nga provinca Punxhab, kryeqyteti Islamabad dhe forcat e armatosura.

Më 6 nëntor ekipet e shpëltimit e gjetën një djalosh të gjallë i cili ishte i bllokuar për 50 orë nën gërmadha.

XS
SM
MD
LG