Ndërlidhjet

Rusi: Kundërshtohen akuzat për doping sistematik të atletëve


Ilustrim
Ilustrim

Presidenca e Rusisë i ka hedhur poshtë akuzat nga Agjencia Botërore e Antidopingut (WADA) për përdorim sistematik të drogave të ndaluara nga atletët rusë, duke thënë se pohimet janë të pabaza.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot se “derisa të paraqitet ndonjë dëshmi, është vështirë të pranohen këto akuza, ato janë krejtësisht të pabaza”.

Këto komente u bënë një ditë pasi një raport i komisionit antidoping të agjencisë WADA, i ka detajizuar shkeljet sistematike dhe të gjëra në Rusi gjatë shumë viteve, përfshirë edhe shkatërrimin e dëshmive në laboratorin rus, miton, mashtrimet e të tjera.

Dick Pound, shef i komisionit të pavarur të organizatës WADA, tha se është e pamundshme që ministri i sportit në Rusi, Vitaly Mutko, “nuk ishte i vetëdijshëm” se dopingu ishte kryer nga atletët e Rusisë “.

XS
SM
MD
LG