Ndërlidhjet

Cameron ia paraqet kushtet BE-së


Kryeministri i Britanisë, David Cameron.
Kryeministri i Britanisë, David Cameron.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të pajtohet për “ndryshime të pakthyeshme”, që do t’i ripërcaktojnë marrëdhëniet e Britanisë me bllokun.

Britania do të mbajë një referendum në fund të vitit 2017 për anëtarësinë e saj në BE.

Cameron ka thënë se do që të mbetet në BE me kusht që ai të sigurojë autonomi më të madhe për Mbretërinë e Bashkuar.

Cameron i ka paraqitur kërkesat e tij gjatë një fjalimi në Londër, si dhe në një letër dërguar presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Ai ka thënë se Britania do ndryshime në katër fusha, përfshirë mbrojtjen për vendet jashtë Eurozonës dhe më shumë pushtet për parlamentet kombëtare.

“BE duhet të ndryshojë. Duhet të bëhet më shumë konkurruese për t’u përballur me rritjen e ekonomive si Kina dhe India. Duhet të vendosë marrëdhënie midis vendeve brenda Eurozonës dhe atyre jashtë saj”, ka thënë Cameron.

XS
SM
MD
LG