Ndërlidhjet

Turqia do t’iu përgjigjet kërcënimeve nga Siria


Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.
Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.

Turqia do t’i përgjigjet me sulme ajrore ose tokësore çdo kërcënimi që vjen nga Siria fqinje, ka thënë kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.

Në një intervistë për televizionin shtetëror turk, ai ka thënë se ka biseduar me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për një strategji të re kundër grupit ekstremist të Shtetit Islamik.

“Turqia duhet të luajë rol më të madh në koalicionin që lufton ekstremistët aktivë në Siri dhe Irak”, ka thënë Davutoglu.

Turqia fajëson militantët e Shtetit Islamik për sulmet në Ankara, muajin e kaluar, në të cilat kanë humbur jetën mbi 100 veta.

XS
SM
MD
LG