Ndërlidhjet

Presidenti iranian do të vizitojë Evropën


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Hassan Rohani do të bëhet këtë javë presidenti i parë i Iranit që udhëton në Evropë pas një dekade.

Ai do të nisë turneun në Itali më 14 nëntor, ku, pos zyrtarëve të shtetit, do të takojë edhe Papa Françeskun.

Më 16 dhe 17 nëntor, Rohani do të qëndrojë në Francë.

Ai do të shoqërohet nga disa ministra, ka bërë të ditur agjencia iraniane e lajmeve IRNA.

Turneu i Rohanit pason marrëveshjen historike bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore, të arritur në muajin korrik.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Irani duhet të kufizojë aktivitetin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG