Ndërlidhjet

Votat "për" në UNESCO vërtetojnë rëndësinë e Kosovës


Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.

"Ndonëse rezultati i votimit të djeshëm që ia mohon Kosovës anëtarësinë në UNESCO ishte zhgënjyes, ky nuk është një deklarim lidhur me pavarësinë e Kosovës dhe as reflektim i pozitës së saj në botë", ka thënë përmes një kumtese për media Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Ajo ka thënë se është e inkurajuar nga 92 votat në favor të Kosovës, të cilat vërtetojnë rëndësinë e saj në skenën ndërkombëtare.

"Ne do të vazhdojmë të përkrahim Kosovën dhe popullin e saj në aspiratat e tyre për të marrë vendin e merituar si kontribues të paqes dhe stabilitetit në arenën globale, përfshirë në UNESCO", thuhet në kumtesën e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG