Ndërlidhjet

Avancon zbatimi i Marrëveshjes IBM


Ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Zyra për media e Qeverisë së Kosovës ka njoftuar se Marrëveshja me Serbinë për Menaxhimin e Interguar të Kufirit Ndërshtetëror (IBM) ka avancuar me dy marrëveshje të tjera në Bruksel.

Bëhet fjalë për Marrëveshjen për Shkëmbimin Sistematik Elektronik të të Dhënave Doganore sipas standardeve evropiane dhe Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në mes të dyja shteteve.

“Ndërmjetësuesi i BE-së e ka njoftuar zyrtarisht ministren për Dialog, Edita Tahiri, se pala serbe është pajtuar dhe ka filluar së zbatuari plotësisht Marrëveshjet për Shkëmbimin Sistematik Elektronik të të Dhënave Doganore dhe për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në mes të dyja shteteve”, thuhet në njoftimin për media.

XS
SM
MD
LG