Ndërlidhjet

BE: Bosnja ka nisur të lëvizë drejt anëtarësimit


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian ka thënë se Bosnja është kthyer në rrugë të duhur për t’u konsideruar si vend kandidat për anëtarësim në BE, pas një dekade ngecje.

Përfaqësuesi special i BE-së në Bosnje, Lars-Gunnar Wiegemark, u ka paraqitur raportin e progresit autoriteteve boshnjake dhe ka thënë se vendi duhet të tregojë tani përparim domethënës në zbatimin e reformave që ka miratuar.

Udhëheqësit boshnjakë planifikojnë një rishikim të kushtetuës, për të cilën zyrtarët e BE-së thonë se shkel të drejtat e njeriut.

Kushtetuta ka qenë pjesë e marrëveshjes që i ka dhënë fund luftës në Bosnje më 1995.

Presidenca trepalëshe e Bosnjës ka informuar Wiegemarkun se vendi planifikon të paraqesë një kërkesë të besueshme për anëtarësim në BE në fund të vitit.

BE-ja ka lëshuar sot raportet e progresit për vendet që synojnë t’i bashkohen bllokut, përfshirë edhe Kosovën.

XS
SM
MD
LG