Ndërlidhjet

Rusia ka nisur hetime kundër islamistëve të saj


Prokurori i përgjithshëm rus, Yury Chaika.

Prokurori i përgjithshëm rus, Yury Chaika.

Prokurori i përgjithshëm rus, Yury Chaika, ka thënë se ka nisur 650 hetime penale kundër shtetasve rusë, që dyshohet se luftojnë përkhrah militantëve të Shtetit Islamik.

Duke folur në një konferencë ndërkombëtare në Soçi, Chaika ka thënë se hetimet po ashtu përfshijnë raste kundër rusëve të dyshuar për rekrutimin e mercenarëve dhe dërgimin e tyre jashtë vendit.

Chaika ka shtuar se Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka bllokuar 800 burime të internetit, që dyshohet se shpërndajnë materiale ekstremiste, dhe se ka fshirë “informacione të paligjshme” nga 4,500 ueb-faqe.

XS
SM
MD
LG