Ndërlidhjet

Opozita: Nuk ndalemi deri në tërheqjen e marrëveshjeve


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Opozita në Kosovë ka përsëritur se nuk do të ketë funksionim normal të institucioneve shtetërore, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi.

Deklarata e tri partive opozitare: Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën vjen pak kohë pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për pezullim të përkohshëm të marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se pezullimi vlen deri në vlerësimin e përputhshmërisë së parimeve të Asociacionit me Kushtetutën e Kosovës.

Kërkesa për interpretim, Gjykatës Kushtetuese i është drejtuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga..

“Sot, pas dy muajsh të rezistencës aktive të opozitës, pas mbi 205 mijë nënshkrimeve të qytetarëve, gjunjëzimi i pushtetit veç ka filluar. Presidentja i dërgoi në Gjykatë Kushtetuese marrëveshjet e 25 gushtit ndërkohë që demarkacioni me Malin e Zi tashmë është i shpallur 'nul' dhe në formën aktuale, nuk do të ratifikohet nga askush”, thuhet në deklaratën e tri partive opozitare.

“Ne kemi njëmijë arsye që të mos i besojmë Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk ka kredibilitet dhe është e kapur, por vetë fakti që presidentja u detyrua t'i dërgojë marrëveshjet atje, është tërheqje e pushtetit karshi presionit qytetar dhe të opozitës”, ka vlerësuar opozita.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG