Ndërlidhjet

Irani arreston mbi 30 terroristë të dyshuar


Iran
Iran

Në Iran, ditëve të fundit, janë arrestuar mbi 30 terroristë të dyshuar.

Ministri i Inteligjencës, Mahmud Alavi, ka thënë se “mbi 20 elemente terroriste” janë arrestuar në kufij, përpara se të kalonin në Irak, për t’iu bashkuar militantëve atje.

Ai ka thënë se mbi 10 të dyshuar janë arrestuar në disa provinca, nën dyshimet se kanë planifikuar sulme terroriste.

Alavi ka shtuar se fushata ajrore e Rusisë në Siri ka rritur presionin mbi Iranin për të ruajtur sigurinë.

Irani mbështet qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, me ndihma financiare dhe ushtarake.

Teherani i cilëson si terroriste të gjitha grupet kundër Assadit.

Autoritetet iraniane njoftojnë shpesh për arrestime të terroristëve të dyshuar, pa dhënë detaje të tjera.

XS
SM
MD
LG