Ndërlidhjet

Me Google Maps mund të bëhen kërkime edhe offline


Ilustrim

Ilustrim

Gjignati i internetit Google ka përditësuar aplikacionin e hartave (Google Maps), duke iu mundësuar përdoruesve që të marrin udhëzime edhe nëse nuk janë të lidhur me internet.

Softueri i ri po ashtu lejon pajisjet telefonike të gjejnë lokacione të bizneseve, orare të punës dhe numra telefoni, edhe pse janë offline.

Google ka thënë se turistët në vende të ndryshme dhe njerëzit që jetojnë në tregjet në zhvillim, ku interneti mund të jetë i shtrenjtë, do të jenë në mesin e atyre që do të përfitojnë më së shumti.

XS
SM
MD
LG