Ndërlidhjet

logo-print

Bota reagon për vdekjen e ish-kancelarit gjerman


Helmut Schmidt, 2009

Helmut Schmidt, 2009

Liderët botërorë kanë reaguar të martën për vdekjen e ish-kancelarit gjerman, Helmut Schmidt.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se ka vdekur një “evropian i madh” që “gjithmonë ka ndriçuar debatin”.

“Ai ka qenë një burrë, i cili deri në frymën e tij të fundit, ka ditur se si të mbajë fjalim dhe si t’iu tregojë gjermanëve se kanë një rol për të luajtur”, ka thënë Hollande.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka thënë se Schmidt ka qenë “një burrështetas i madh që është bërë figurë historike derisa ka qenë gjallë”.

Sipas kancelarit austriak, Werner Faymann, Schmidt ka lënë gjurmët e tij jo vetëm në Gjermani, por në gjithë Evropën.

Ai ka qenë “arkitekti kryesor” i një Evrope paqësore dhe të bashkuar, ka thënë Faymann.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, e ka cilësuar Schmidtin si mik, i cili “do të mungojë shumë”.

“Një njeri i veprimeve, por, mbi të gjitha, demokrat; një njeri që e ka ditur se liria do të thotë edhe përgjegjësi”, ka thënë presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck.

“Helmut Schmidt ishte një institucion politik i Gjermanisë dhe për mua ai ka qenë një autoritet, këshillat e të cilit kanë pasur shumë rëndësi”, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Schmidt ka vdekur në moshën 96-vjeçare, ka njoftuar të martën zyra e tij.

Schmidt, kancelar i Gjermanisë Perëndimore, ka udhëhequr vendin për tetë vjet në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Ai ka shërbyer nga viti 1974 deri më 1982.

XS
SM
MD
LG