Ndërlidhjet

Beogradi dënon vendimin e Kushtetueses në Kosovë


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të pezulluar marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është goditje për dialogun e Brukselit dhe kërcënon stabilitetin rajonal.

Sipas Daçiqit, Prishtina po tall komunitetin ndërkombëtar dhe Bashkimin Evropian, sepse nuk ka mundësi që dikush të pezullojë marrëveshjen e Brukselit.

Edhe kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është i papranueshëm dhe se Prishtina duhet të zbatojë obligimet.

Gjykata Kushtetuese ka sqaruar të martën se pezullimi i marrëveshjes vlen deri në vlerësimin e përputhshmërisë së parimeve të Asociacionit të komunave me shumicë serbe me Kushtetutën e Kosovës.

Për më shumë hollësi, lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG