Ndërlidhjet

Kuçi priti në takim eurodeputeten Lunacek


Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim eurodeputeten Ulrike Lunacek.

Dy zyrtarët janë fokusuar kryesisht në integrimin evropian të Kosovës.

Kuçi ka përmendur rëndësinë e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si hap i parë juridik në marrëdhëniet Kosovë - BE dhe ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të gatshme të marrin përsipër përgjegjësitë që u takojnë.

"Ministri Kuçi theksoi gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me interes të llogaridhënies dhe ruajtjes së sovranitetit të shtetit të Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

XS
SM
MD
LG