Ndërlidhjet

Kriza me migrantë, BE do t’i ofrojë miliarda euro Afrikës


Ilustrim
Ilustrim

Liderët e Bashkimit Evropian pritet t’iu ofrojnë vendeve në Afrikë miliarda euro, në këmbim të frenimit të fluksit të migrantëve.

Udhëheqësit e BE-së mblidhen sot në një samit në Maltë.

Komisioni Evropian ka thënë se do të ofrojë 1.8 miliard euro dhe se pret që vendet evropiane të zotohen për më shumë.

Qëllimi është që të trajtohen problemet ekonomike dhe të sigurisë, që detyrojnë njerëzit të ikin nga vendet e Afrikës dhe të kërkojnë azil në Evropë.

Takimi është planifikuar qysh pas mbytjes së një anijeje në ujërat e Libisë në muajin prill.

Rreth 800 veta kanë humbur jetën në këtë incident.

XS
SM
MD
LG