Ndërlidhjet

Sllovenia fillon ndërtimin e gardhit në kufi me Kroacinë


Kufiri Slloveni-Kroaci
Kufiri Slloveni-Kroaci

Sllovenia ka filluar të ngrejë një gardh me tela në kufirin me Kroacinë për të kontrolluar rrjedhën e migrantëve.

Afro 10,000 migrantë kanë arritur në këtë vend të martën dhe mëngjesin e sotëm, ka bërë të ditur policia sllovene.

Mbi 170,000 migrantë dhe refugjatë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika kanë hyrë në Slloveni qysh në mes të tetorit, kur Hungaria ka mbyllur kufirin me Kroacinë.

Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar, ka thënë një ditë më parë se vendi i tij do të vendosë “pengesa të përkohshme teknike” në kufi.

"Nuk e mbyllim kufirin, por duam të sigurojmë një rrjedhë të kontrolluar dhe të sigurt të migrantëve dhe të parandalojmë katastrofën humanitare”, ka thënë Cerar.

XS
SM
MD
LG