Ndërlidhjet

logo-print

Vuçiq u përulet viktimave të Srebrenicës


Në qendrën memoriale Potoçari...

Në qendrën memoriale Potoçari...

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë homazhe te memoriali i viktimave të Srebrenicës.

Vuçiq, i shoqëruar nga lideri mysliman i Bosnjës, Bakir Izetbegoviq, ka vënë kurorë me lule në qendrën memoriale Potoçari.

Kjo është vizita e parë e Vuçiqit në Srebrenicë qysh më 11 korrik, kur është shënuar përvjetori i 20-të i masakrës.

Atëbotë, Vuçiq është detyruar të largohet pasi është sulmuar nga masa.

Përgjegjëse për masakrën e Srebrenicës kanë qenë forcat serbe të Bosnjës.

Drejtësia ndërkombëtare e ka cilësuar mizorinë si gjenocid.

XS
SM
MD
LG