Ndërlidhjet

Afganistan: Policia kërkon largimin e protestuesve


Pamje nga protesta e sotme.
Pamje nga protesta e sotme.

Policia afgane ka qëlluan në ajër për të larguar protestuesit, të cilët u përpoqën të ngjiten në muret e një ndërtese pranë pallatit të presidentit, derisa zemërimi i tyre po rritej, pas vrasjes së shtatë anëtarëve të minoritetit etnik Hazara, nga militantët islamikë.

Ngjarja ka ndodhur pasi mijëra afganë marshuan përmes Kabulit për të protestuar kundër vrasjes së shtatë pjestarëve të minoritetit etnik Hazaras, nga militantët talebanë.

Protestuesit kanë bartur arkivole e viktimave dhe kanë bërë thirrje për një qeveri të re, që mund të garantoj sigurinë në vend.

Katër burra, dy gra dhe një fëmijë janë gjetur me koka të prera, më 7 nëntor në provincën Zabul.

Ata janë rrëmbyer në provincën Ghazni rreth gjashtë muaj më parë.

Agjencia e inteligjencës e Afganistanit ka hedhur poshtë pretendimet e talibanëve se militantët e Shtetit Islamik kanë kryer vrasjet.

XS
SM
MD
LG