Ndërlidhjet

logo-print

Qeveria mbetet e përkushtuar në zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.

Qeveria e Kosovës ka thënë se do të mbetet e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Brukselit.

Duke komentuar pezullimin e përkohshëm të marrëveshjes për Asociacionin me shumicë serbe, nga Gjykata Kushtetuese, Qeveria, përmes një njoftimi për media ka thënë se kjo është një procedurë normale.

“Masa e përkohshme e marrë nga Gjykata Kushtetuese është procedurë normale dhe e pezullon zbatimin e Marrëveshjes për Parimet e Përgjithshme / Elementet Kryesore të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në pritje të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese."

"Për ta siguruar përputhshmërinë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Marrëveshja si e tillë në pikën 2 e ka paraparë shqyrtimin e saj nga Gjykata Kushtetuese,” thuhet në njoftim, të lëshuar nga zyra e qeverisë së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese ka sqaruar të martën se pezullimi i marrëveshjes vlen deri në vlerësimin e përputhshmërisë së parimeve të Asociacionit të komunave me shumicë serbe me Kushtetutën e Kosovës.

XS
SM
MD
LG