Ndërlidhjet

logo-print

Afganistani pranon kushtet e OBT-së për anëtarësim


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.

Afganistani ka rënë dakord për kushtet, për t'u bashkuar me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).

Një zyrtar i OBT- së, i cili ka marrë pjesë në takim në Gjenevë, ka thënë për Reuters se ministrat e tregtisë do të konfirmojnë kushtet e anëtarësimit të Afganistanit, gjatë takimit që do të mbahet në Nairobi, në dhjetor.

Afganistani do të bëhet anëtare e OBT-së, 30 ditë pasi të ratifikojë marrëveshjen.

Afati i fundit për Afganistanin për të ratifikuar marrëveshjen, është deri më 30 qershor, të vitit të ardhshëm.

Afganistani kishte rënë dakord për këtë qysh në vitin 2014, por zyrtarët e OBT-së kanë thënë se marrëveshja përfundimtare kërkon "sinjalin e duhur" nga Kabuli.

Për t'u bashkuar me OBT-në, vendet kandidate duhet të pajtohen për të ulur tarifat dhe për të ndryshuar ligjet e tyre, në mënyrë që të garantohen të drejtat e importuesit dhe eksportuesit, sipas rregullave të OBT-së.

Kazakistani dhe Liberia kanë rënë dakord kohët e fundit mbi kushtet e tyre të anëtarësimit.

XS
SM
MD
LG