Ndërlidhjet

Kazakistani të zgjerojë bashkëpunimin me BE-në


Kryeministri kazak Karim Masimov.

Kryeministri kazak Karim Masimov.

Kryeministri kazak Karim Masimov ka thënë se një marrëveshje e re, për të zgjeruar partneritetin ndërmjet Kazakistanit dhe Bashkimit Evropian, pritet të nënshkruhet në dhjetor të këtij viti.

Duke folur në seancën e parë të Klubit Astana, një forum dedikuar zhvillimeve ekonomike në Euroazi, Masimov ka thënë se Kazakistani dëshiron " të vazhdojë dhe t’i thellojë marrëdhëniet me BE-në."

Astana dhe Brukseli kanë diskutuar Marrëveshjen e Bashkëpunimit dhe Partneritetit, për gati pesë vjetësh.

BE-ja dëshiron të forcojë bashkëpunimin me Kazakistanin, e cila ka ekonominë më të madhe në Azinë Qendrore dhe është një partner kyç i Rusisë, në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik.

XS
SM
MD
LG