Ndërlidhjet

logo-print

Gjuriq: BE të ushtrojë trysni mbi Prishtinën


Marko Gjuriq, foto arkivi

Marko Gjuriq, foto arkivi

Beogradi pret nga Bashkimi Evropian të ushtrojë trysni mbi Prishtinën për të zbatuar marrëveshjen e Brukselit, ka thënë sot drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke shtuar se Beogradi do të vazhdojë të punojë në hartimin e statutit të Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe, “pavarësisht vendimit të njëanshëm të Prishtinës”.

Në një takim me gazetarët në Beograd, Gjuriq ka thënë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për të pezulluar përkohësisht marrëveshjen për Asociacionin, se që prej arritjes së marrëveshjes, Prishtina nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për ngritjen e Asociacionit.

“Tani shtrohet pyetja se kujt dhe në ç’mënyrë mund t’i besojmë për vazhdimin e dialogut për cilëndo çështje, nëse nuk ekziston gatishmëri që të ushtrohet trysni minimale mbi Prishtinën që ta zbatojë predispozitën për Asociacionin”, ka thënë Gjuriq, sipas të cilit është e qartë se Prishtina zyrtare nuk e ka pasur asnjëherë në plan që ta zbatojë marrëveshjen e Brukselit.

XS
SM
MD
LG