Ndërlidhjet

OKB thirrje Iranit që të ndalojë arrestimet ndaj gazetarëve


Ahmed Shaheed, Raportuesi Special i OKB-së për Iranin.

Ahmed Shaheed, Raportuesi Special i OKB-së për Iranin.

Ekspertët e të drejtave të njeriut nga Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Iranit, që të ndalojë arrestimin, ndjekjen penale, dhe ngacmimin ndaj gazetarët dhe aktivistëve të internetit, përpara zgjedhjeve parlamentare, të planifikuar për në fillim të viti 2016-të.

Ahmed Shaheed, Raportuesi Special i OKB-së për Iranin, tha se "rritja e frikësimit të gazetarëve" në Iran tregon " pengesat që u behën atyre për të vepruar lirshëm në vend."

Shaheed tha se kjo duket të jetë një goditje e re mbi lirinë e shprehjes dhe mediave në Iran, pas arrestimeve të një numri të gazetarëve.

Ai tha se është i shqetësuar, veçanërisht në lidhje me arrestimet e bëra, me 2 nëntor, ku u arrestuan pesë gazetarë, nga ana e forcave të inteligjencës së Gardës Revolucionare.

Sipas mediave shtetërore iraniane, gazetarët janë arrestuar, si të dyshuar për "infiltrim në rrjete të ndryshme, duke ndikuar opinionin publik dhe duke minuar Republikën Islamike në emër të qeverive perëndimore."

Irani, prini në botë, me numrin më të lartë të gazetarëve dhe aktivistëve të mediave sociale, në paraburgim.

XS
SM
MD
LG