Ndërlidhjet

Sllovenia ngre gardh në kufi


Sllovenia ka filluar të ngrejë një gardh me tela në kufirin me Kroacinë për të kontrolluar rrjedhën e migrantëve. Afro 10,000 migrantë kanë arritur në këtë vend të martën dhe mëngjesin e sotëm, ka bërë të ditur policia sllovene. Mbi 170,000 migrantë dhe refugjatë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika kanë hyrë në Slloveni qysh në mes të tetorit, kur Hungaria ka mbyllur kufirin me Kroacinë. Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar, ka thënë një ditë më parë se vendi i tij do të vendosë “pengesa të përkohshme teknike” në kufi.

XS
SM
MD
LG