Presidenti i Egjiptit Abdel Fatah al-Sisi, ka vizituar pikën turistike Sharm el- Sheikh pas goditjes së aeroplanit rus, i cili po kthehej në Shën Peteresburg, ku humbën jetën 224 persona.
Ky aksident ka ndikuar me pezullimin e fluturimeve të huaja, e cila ka shkaktuar edhe pasoja për ekonominë e Egjiptit.
Presidenti Sisi tha se vizita e tij është një mesazh i mbështetjes për investitorët dhe bizneset në Sharm el-Sheikh dhe pikat tjera turistike, në Hurghada të Egjiptit.
Egjipti rrezikon të humbas rreth 280 milionë ta ardhura, në muaj, pas pezullimit të fluturimeve ruse dhe britanike në Sharm el-Sheikh, dy vendet të cilat përbëjnë dy të tretat e vizitorëve në këtë vend.
Mijëra turistë rusë dhe britanikë kanë ikur tashmë, dhe disa vende të tjera evropiane kanë pezulluar fluturimet, aeroplanit rus.