Ndërlidhjet

Maqedonia përfshinë edhe opozitën në qeveri


Pamje arkivi.

Pamje arkivi.


Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar,riorganizim e kabinetit qeveritar, që përfshin edhe anëtarët e opozitës, të krahut të majtë në qeveri.

Ky miratim është pjesë e një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Perëndimi që i jep fund krizë politike, në Maqedoni, që kishte nisur muaj më parë.

Qeveria e re, e cila u miratua nga parlamenti, përfshinë, social demokratin Oliver Spasovskin, si ministër i brendshëm.

Social Demokratëve do tu lejohet të emërojë tre zëvendësministra, duke përfshirë ministritë e Bujqësisë dhe Financave.

Marrëveshja, e cila sjellë opozitën në qeveri, ishte arritur, në korrik pas ndërmjetësimin të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.

Marrëveshja përfshinë edhe dorëheqjen e kryeministri Nikolla Gruevski, e cila pritet të ndodhë nga mesi i janari, të viti 2016.

Përderisa zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen, më 24 prill 2016.

Marrëveshja erdhi pas muajsh të trazirave politike, ku kreu i opozitës Zoran Zaev pretendonte se qeveria e Gruevskit kishte përgjuar ilegalisht 20.000 persona, duke përfshirë policinë, gjyqtarët, udhëheqës fetarë, gazetarë dhe diplomatë të huaj.

Gruevski i ka mohuar akuzat dhe ka fajësuar spiunë të huaj për kryerjen e përgjimeve.

Qeveria gjithashtu ka ngritur akuza kundër Zaevit me pretendime për spiunazh dhe tentim për të destabilizuar Maqedoninë.

XS
SM
MD
LG