Ndërlidhjet

Plani rus nuk do të jetë në qendër të takimit të Vjenës


Pamje arkivi.
Pamje arkivi.

Një plan rus për reforma politike në Siri nuk do të jetë pika kryesore e bisedimeve të ardhshme në Vjenë, që kanë për qëllim gjetjen e një plani, për t'i dhënë fund luftës katërvjeçare, në Siri ka thënë i dërguari i Britanisë së Madhe, në OKB-së.

Rusia ka paraqitur një planin tetë pikash që bën thirrje për zgjedhje të reja në Siri, pas një procesi të reformës kushtetuese, e cila do të zgjaste 18 muaj,sipas planit rus.

"Ne jemi të vetëdijshëm për propozimet ruse," ka thënë ambasadori britanik Methju Raikroft para gazetarëve.

"Plani tetë pikësh në vetvete nuk është në qendër të diskutimeve në Vjenë, por Rusia është," ka thënë Rajkroft.

Rreth 20 vende do të takohen në Vjenë të shtunën, në përpjekje për të rënë dakord mbi një plan paqeje që do të përfshinte, një armëpushim mes regjimit të Bashar al-Assad dhe disa grupe të opozitës.

Diplomatë të tjerë perëndimorë kanë hedhur poshtë planin e paqes të paraqitur gati dy javë më parë, në Vjenë, duke e konsideruar si një plan të dështuar, për shkak se ajo nuk qartësonte, fatin e liderit sirian Bashar al-Asad.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë dhe arabë, po kërkojnë që presidenti Assad të heqë dorë nga pushteti, por Irani dhe Rusia e kanë kundërshtuar këtë qëndrim.

XS
SM
MD
LG