Ndërlidhjet

logo-print

Mustafa priti investitorë potencialë nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar


Pamje arkivi.

Pamje arkivi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim përfaqësues të kompanisë amerikane “Stone Alliance”, të udhëhequr nga ish-gjenerali Michael Berbero, si dhe përfaqësues të kompanisë nga Londra, “Fox Marble”.

Përmes një njoftime për media, kryeministri Mustafa, i ka njoftoi investitorët lidhur me lehtësirat fiskale që janë ndërmarrë gjatë vitit 2015, të cilat sipas Mustafës,e kanë lehtësuar ndjeshëm të bërit biznes në Kosovë.

“Gjatë takimit, investitorët potencialë në industrinë e mermerit, shprehën interesimin e tyre që të lëvizin shumë shpejt me investime prej mbi 100 milionë eurosh në Kosovë, investime këto që do të krijonin nga 2000 deri në 3000 vende të punës.”

“Kryeministri Isa Mustafa shprehu përkrahjen e plotë të Qeverisë së Kosovës për këtë projekt, duke i njoftuar edhe me përmbajtjen e përgjithshme të Ligjit për Investime Strategjike, i cili siguron kushte të nevojshme që të krijohet hapësirë për investime dhe gjenerim të vendeve të reja të punës, thuhet në njoftim.”

XS
SM
MD
LG