Ndërlidhjet

Erdogan: G20 të diskutojë për konfliktin në Siri dhe Irak


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Presidenti Tajip Erdogan ka thënë se se ai dëshiron që liderët botërorë të diskutojnë mbi konfliktet në Siri dhe Irak, në samitin e G20 që do të mbahet në Turqi, këtë fundjavë.

Udhëheqësit e Grupit të 20 ekonomive më të mëdha, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kina, Japonia, Rusia, Kanadaja, Australia dhe Brazili, do të takohen të dielën dhe të hënën në Antalia, kryesisht për të diskutuar çështjet ekonomike, në nivel global.

Por prejse Turqia, po përballet me kërcënim të përhapjes së konfliktit nga Siria dhe Iraku, ajo tash po kërkon nga krerët e shteteve për të diskutuar edhe për trazirat, në kufijtë e saj jugorë.

Kryeministri Ahmet Davutoglu tha të martën se Turqia do të përgjigjet nga ajri dhe toka kërcënimeve që vinë nga Siria.

XS
SM
MD
LG