Ndërlidhjet

Acarohen marrëdhëniet mes BE-së dhe Izraelit


Benjamin Netanyahu.
Benjamin Netanyahu.

Marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Izraeli kanë hyrë në një fazë të pasi Izraeli ka reaguar ndaj një vendim të BE-së, që të etiketohen të gjitha produktet e bëra në vendbanimet hebreje, në Bregun Perëndimor.

Ministria e Jashtme izraelite ka thënë se BE-ja ka ndërmarrë një "hap të jashtëzakonshme dhe diskriminues" për "arsye politike", ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu tha se BE duhet të ketë "turp."

Ai tha se "kjo nuk do të avancojë paqen, por me siguri nuk do të avancojë as të vërtetën dhe drejtësinë."

Ky veprim i BE-së, nënvizon pakënaqësi e bllokut mbi zgjerimin e vazhdueshëm të Izraelit në territorin, që palestinezët e kërkojnë për shtetin e tyre të ardhshëm.

Nënpresidenti i Komisionit të BE-së Valdis Dombrovskis këmbëngul se kjo masë ishte "një çështje teknike, jo një qëndrim politik."

XS
SM
MD
LG