Ndërlidhjet

logo-print

FMN: Vendet e përparuar të pranojnë më shumë migrantë


Christine Lagarde.

Christine Lagarde.

Fondi Monetar Ndërkombëtar u bëri thirrje vendeve, për të mirëpritur më shumë migrantë, gjatë kësaj kohe.

Në një mesazh, në prag të samitit të kësaj fundjave të Grupit të 20 ekonomive më të mëdha, në Turqi, shefja e FMN-së Christine Lagarde, tha se rritja e migrantëve po shënon rritje të madhe, viteve të fundit .

"Disa vende kanë qenë të gatshëm për të pranuar numër të mëdha të refugjatëve dhe kanë bërë të pamundurën për t'i pajisur ata me ushqim dhe strehim", tha Lagarde.

"Të tjerët, veçanërisht vendet e përparuara, duhet të shohim se si ata mund të rrisin mundësitë e tyre për të pranuar më shumë refugjatë."

Komenti i Lagardes erdhi pas një takimi mes Bashkimi Evropian dhe liderëve afrikane, në një samit në Maltë, ku trajtua tema e migrantëve, që ka përfshi Evropën.

XS
SM
MD
LG