Ndërlidhjet

Moska urdhëron Twitterin që të dhënat për rusët, të ruhen në Rusi


Logo e Twiiter-it.
Logo e Twiiter-it.

Moska ka paralajmëruar rrjetin social Twitter se duhet t'i ruajë të dhënat e përdoruesve rusë, në Rusi, në bazë të një ligji të ri, që ka hyrë në fuqi në shtator, raportojnë mediat.

Organi i Rregullatorit për Internet, Roskomnadzor, ka lëshuar një kërkesë se tashmë mbledhja e të dhënave, për përdoruesit rusë të rrjetit Twitter do të bëhet në përputhje me ligjin e ri.

Moska qysh vitin e kaluar ka miratuar një ligj, nëpërmjet të cilit kërkon nga të gjitha shërbimet e internetit, që të dhënat personale të qytetarëve rusë, të ruhen duke përdorur serverat, me bazë në Rusi.

Mbështetësit e këtyre masave ligjore thonë se kjo do të ndihmojë për të mbrojtur të dhënat e publikut dhe forcimin e sigurisë kombëtare, por kritikët këtë e shohin si pjesë e shtrëngimit të shtetit për të kontrolluar internetin.

Twitter nuk ka pranuar të komentojë rreth kësaj çështjeje.

XS
SM
MD
LG