Ndërlidhjet

Suedia kthen kontrollet në kufi për migrantët


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Suedia ka njoftuar se do të hyjnë në fuqi kontrollet e përkohshme në kufi, në mënyrë që të kontrollohet rrjedha e migrantëve, në vend.

Ministri i Brendshëm suedez, Anders Ygeman, tha se ky vendim është marrë, pasi policia ka paralajmëruar një valë të madhe të migrantëve, që përbën një kërcënim për rendin publik.

Kontrollet do të hyjnë në fuqi nga mesdita e sotme, sipas kohës lokale, dhe fillimisht do të zgjasin 10 ditë.

Udhëheqësit e BE-së dhe të Afrikës janë dakorduar, në Maltë, për të frenuar rrjedhën e migrantëve.

Të dyja palët do të nënshkruajnë një marrëveshje, për të ngritur një Fond të Emergjencës së Mirëbesimit për Afrikën, e cila kap vlerën e rreth dy miliardë eurove, që BE-ja do t’u japë këtyre vendeve, në mënyrë që kombet e Afrikës të frenojnë rrjedhjen e migrantëve.

Gati 200.000 migrantë pritet të arrijnë në Suedi këtë vit, që është numri më i madh për kokë banori, në krahasim me çdo komb tjetër të BE-së.

XS
SM
MD
LG