Ndërlidhjet

Kthehen për t'u varrosur trupat e shtatë të vrarëve në Afganistan


Pamje nga protesta e djeshme në Kabul.

Pamje nga protesta e djeshme në Kabul.

Një udhëheqës i protestës së djeshme në Kabul, thotë se kufomat e shtatë personave të vrarë dje, të komunitetit Hazara, në Afganistan, janë kthyer në vendlindjen e tyre në provincën Ghazn, për varrim.

Organizatorja e protestës Lilia Mohammadi thotë se trupat e katër burrave, dy grave dhe një fëmije, janë dërguar nga Kabuli në Ghazni.

Dje mijëra afganë marshuan përmes Kabulit duke protestuar kundër vrasjes së shtatë pjesëtarëve të minoritetit etnik Hazaras, nga militantët talebanë.

Protestuesit kanë bartur arkivole e viktimave dhe kanë bërë thirrje për një qeveri të re, që mund të garantoj sigurinë në vend.

Katër burra, dy gra dhe një fëmijë janë gjetur me koka të prera, më 7 nëntor në provincën Zabul.

Ata janë rrëmbyer në provincën Ghazni rreth gjashtë muaj më parë.

XS
SM
MD
LG