Ndërlidhjet

Obama nderon një ushtar me Medaljen e Nderit


Ish kapiteni, Florent Groberg.
Ish kapiteni, Florent Groberg.

Presidenti Barack Obama ka dekoruar, me medaljen më të lartë ushtarake, një ish kapiten të ushtrisë, i cili kishte ndaluar një sulmues vetëvrasës, ndërsa shërbente në Afganistan, në gusht të vitit 2012.

Florent Groberg është dekoruar ngase ka shpëtuar jetën e ushtarëve të tjerë.

Ai gjithashtu u plagos rëndë gjatë sulmit, i cili vrau katër persona.

Groberg 32-vjeçar, i janë dashur gati tre vjet kohë që të shërohet në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Ushtarake.

Kjo është hera e 10-të, që një anëtar i shërbimit ushtarak e merr Medaljen e Nderit, për së gjalli, për veprimtari në Irak dhe Afganistan.

Ceremonia e sotme do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë.

Shtatë ushtarë amerikanë janë dekoruar me këtë medalje, post-mortum.

Groberg ka lindur në, Francë, në vitin 1983.

Ai u bë një qytetar i natyralizuar amerikan në vitin 2001, të njëjtin vit ai u diplomua në shkollën e mesme, në shtetin e Merilendit.

XS
SM
MD
LG