Ndërlidhjet

logo-print

Pesë kandidatë në garë për president të FIFA-s


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), ka thënë se është miratuar kandidatura e pesë personave, të cilët garojnë për pozitën e presidentit, në këtë organizatë.

Kandidatët të cilët kanë konkurruar për këtë pozitë janë: Princi Ali Al Hussein, Sheikh Salman bin Ebrahim Al Khalifa, Jerome Champagne, Gianni Infantino, dhe Tokio Sexwale, njofton FIFA.

Presidenti i pezulluara i UEFA-ës, Mishel Platini, dhe kandidati tjetër, Musa Hassan, që të dy të parë si kandidatë potencialë, nuk kanë marrë “bekimin” e FIFA-as.

Kandidatura e Platinit, kreut të pezulluar të futbollit evropian, i cili kishte qenë i parapëlqyeri për të zëvendësuar Sepp Blatterin, do të shqyrtohet pasi suspendimi i tij prej 90 ditësh nga Komiteti etik i FIFA-s, është i gjatë.

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ishte shkarkuar nga kjo pozitë pas një skandali korrupsioni që përfshin drejtuesit e lartë FIFA-s.

Prokurorët zviceranë në shtator iniciuan procedura penale kundër Blatterit për një pagesë të bërë për Platinin, në vlerë prej 2 milionë dollarësh.

XS
SM
MD
LG