Ndërlidhjet

IS-i ka kryer gjenocid ndaj komuniteteve pakicë në Irak dhe Siri


Fëmijët e komunitetit Yazidi, në një kamp refugjatesh në Irak.
Fëmijët e komunitetit Yazidi, në një kamp refugjatesh në Irak.

Militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë kryer gjenocid kundër komunitetit Yazidi, në veri të Irakut.

Krime kundër njerëzimit, spastrim etnik dhe krimet të luftës po bëhen, kundër pakicave të tjera, është thënë në Muzeun Memorial të Holokaustit, në Shtetet e Bashkuara.

Krimet janë kryer kundër të krishterëve, kundër komuniteteve, Yazidi, Turkmenisht, Shabak, Sabease-Mandaean, dhe grupit Kaka'i, në provincën Nineveh, në periudhën qershor dhe gusht të vitit 2014, thuhet në një raport të dalë Qendra Simon-Skjodt, afër muzeut për Parandalimin e Gjenocidit.

"Ne besojmë se Shteti Islamik ka qenë dhe është duke kryer gjenocid kundër popullit Yazidi," thuhet në raport.

"Qëllimi dhe modelet e dhunës kundër Shia Shabak dhe Shia Turkmenisht të deklaruar nga Shtetit Islamik ngrenë shqetësime në lidhje me kryerjen dhe rrezikun e gjenocidit ndaj këtyre grupeve."

Kombet e Bashkuara kanë thënë, në mars se Shteti Islamik mund të ketë kryer gjenocid, duke u përpjekur të zhdukë pakicën Yazidi.

OKB-ë i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit, që ta referoj çështjen në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG