Ndërlidhjet

Vriten tetë persona në Egjipt


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.

Persona të armatosur kanë vrarë tetë civilë, në mesin e tyre edhe një fëmijë, në gadishullin Sinai të Egjiptit, ku ushtria po lufton kundër xhihadistëve, raporton AFP.

Disa burra të armatosur, të paidentifikuar, kanë qëlluar për vdekje shtatë burra dhe një fëmijë katërvjeçar, në shtëpinë e tyre në El-Arish në Sinai, ka thënë një zyrtar i sigurisë.

Burimi ka thënë se viktimat, të cilët ishin nga qyteti Rafah, në kufi me Rripin e Gazës, u vranë sepse dyshohej se kishin bashkëpunuar me forcat e sigurisë.

Kajro thotë se militantët kanë vrarë me qindra policë dhe ushtarë që nga viti 2013, kur ushtria rrëzoi nga pushteti presidentin islamik, Mohamed Morsi.

XS
SM
MD
LG